Evropë · Diaspora

Fotograf dasme shqiptar në Zvicër dhe Gjermani.

Dasma juaj në Evropë, me një ekip që e njeh dasmën shqiptare: ritmin, valle, familjen. Udhëtojmë për dasmat e diasporës në Zvicër, Gjermani dhe vende të tjera.

Çift duke festuar me familjen dhe mysafirët në një sallë

Shumë çifte nga diaspora duan një fotograf që flet gjuhën e tyre dhe i njeh zakonet. InArt Media udhëton me gjithë ekipin dhe pajisjet për dasma në Zvicër, Gjermani, Austri dhe më gjerë.

Mund ta kombinoni edhe me një photoshooting ose lovestory në Kosovë, kur të vini për pushime.

Na shkruani datën, qytetin dhe shërbimet që dëshironi. Ju dërgojmë ofertë me kushtet e udhëtimit të përfshira qartë.

Ku punojmë

  • Kosovë

    Ferizaj, Prishtinë, Prizren, Gjilan, Pejë dhe në të gjithë Kosovën.

  • Maqedoni e Veriut

    Sidomos Tetovë dhe Gostivar, por edhe Shkup e qytete të tjera.

  • Shqipëri

    Dasma dhe evente në Tiranë, bregdet dhe qytete të tjera.

  • Evropë

    Dasmat e diasporës në Zvicër, Gjermani dhe vende të tjera.

Pyetje të shpeshta

Para se të na shkruani.

Sa kohë përpara duhet të rezervojmë?

Për dasmat jashtë vendit rekomandojmë të na shkruani sa më herët, sidomos për muajt e verës, që të planifikojmë udhëtimin.

A flisni gjermanisht apo anglisht?

Po, komunikojmë në shqip, anglisht dhe gjermanisht, edhe me sallën apo organizatorët.

Rezervimi

Dita juaj fillon me një bisedë.

Na tregoni datën dhe vendin. Ju kthejmë përgjigje sa më shpejt me disponueshmërinë dhe ofertën.