Fotografi dasmash

Fotografi dasmash që tregojnë ditën tuaj.

Nga përgatitjet në mëngjes deri te vallja e fundit, ne jemi aty për momentet e vërteta, për lotët, të qeshurat dhe detajet që i keni zgjedhur me aq kujdes.

Fotograf duke kapur ceremoninë e dasmës në një oborr me dritë natyrale

Natyrale, elegante dhe pa poza të sforcuara.

Një dasmë shqiptare ka ritmin e vet: shtëpia plot, familja, muzika, mysafirët nga larg. Ne e njohim këtë ritëm dhe dimë kur të jemi afër e kur të mos dukemi fare.

Photoshooting-un me çiftin e planifikojmë bashkë me ju, në një lokacion që ju pëlqen dhe në dritën më të mirë të ditës. Rezultati janë foto që duken si ju, jo si të gjithë të tjerët.

Çfarë përfshin

  • Përgatitjet e nuses dhe dhëndrit
  • First look: takimi i parë para ceremonisë
  • Photoshooting me çiftin në lokacion
  • Ceremonia, familja dhe mysafirët
  • Detajet: fustani, unazat, buqeta, dekori
  • Festa në sallë dhe vallja e parë
  • Përpunim profesional i çdo fotoje
Çift i sapomartuar duke ecur së bashku në dritën e perëndimit

Si punojmë

  1. 01

    Na shkruani

    Dërgoni datën, vendin dhe shërbimet që ju interesojnë: me formular, WhatsApp ose telefon.

  2. 02

    Bisedë & ofertë

    Flasim për ditën tuaj, stilin që ju pëlqen dhe ju dërgojmë ofertë të qartë.

  3. 03

    Dita e xhirimit

    Ekipi ynë vjen i përgatitur, me pajisje 4K dhe plan të ditës.

  4. 04

    Dorëzimi

    Fotot e përpunuara dhe filmi juaj, gati për t'u ruajtur e ndarë me të dashurit.

Pyetje të shpeshta

Para se të na shkruani.

Sa fotografë vijnë në dasmë?

Varet nga paketa dhe nga madhësia e dasmës. Për dasma të mëdha rekomandojmë dy fotografë, që të mbulohen njëkohësisht nusja, dhëndri dhe mysafirët.

A mund ta zgjedhim ne lokacionin e photoshooting-ut?

Sigurisht. Ju japim edhe propozime për lokacione që i njohim mirë, sipas qytetit dhe stinës.

A ofroni edhe album të printuar?

Po, albumi mund të shtohet në paketë. Detajet i sqarojmë në ofertë.

Rezervimi

Dita juaj fillon me një bisedë.

Na tregoni datën dhe vendin. Ju kthejmë përgjigje sa më shpejt me disponueshmërinë dhe ofertën.