Cake smash: si të përgatiteni për sesionin e ditëlindjes së parë

Çfarë është cake smash, kur bëhet, çfarë rrobash të zgjidhni dhe si ta bëni sesionin në studio të qetë dhe argëtues për fëmijën.

Fëmijë duke zbuluar tortën e ditëlindjes në një skenë cake smash në studio

Cake smash është një nga sesionet më të dashura në studio: një fëmijë rreth një vjeç, një tortë dekorative dhe liria për ta shijuar ashtu siç do. Rezultati janë foto plot buzëqeshje, krem dhe karakter.

Ja si të përgatiteni që sesioni të jetë i qetë për fëmijën dhe argëtues për ju.

Çfarë është cake smash?

Është një sesion fotografik ku fëmija merr tortën e vet të parë dhe e "shkatërron" me duar, me fytyrë, si t'i vijë. Zakonisht bëhet për ditëlindjen e parë, në studio, me dekor sipas një teme që zgjidhni bashkë me fotografin.

Kur është koha më e mirë?

Zakonisht rreth ditëlindjes së parë, kur fëmija ulet vetë me siguri dhe interesohet për çdo gjë që sheh. Sesioni mund të bëhet disa javë para ose pas ditëlindjes. Fotot mund t'i keni gati edhe për festën.

Zgjidhni orarin sipas gjumit të fëmijës

Kjo është këshilla më e rëndësishme. Rezervoni sesionin në orën kur fëmija zakonisht është i zgjuar dhe i ngopur, jo para gjumit të drekës.

Rrobat

  • Rroba të thjeshta, me ngjyra që shkojnë me temën e dekorit
  • Pa logo dhe vizatime të mëdha
  • Një ndërresë rezervë, sepse torta do të bëjë punën e vet
  • Për shumë prindër, vetëm një bodi i thjeshtë ose pantallona të shkurtra mjaftojnë

Torta dhe dekori

Te studioja InArt Foto tortën dekorative dhe skenën e përgatisim ne sipas temës që zgjidhni. Nëse fëmija ka alergji ose nuk duhet të hajë diçka, na e tregoni gjatë rezervimit që ta përshtatim.

Gjatë sesionit

  • Fillojmë me disa foto të pastra para tortës, me dekorin e plotë
  • Pastaj vjen torta, dhe e lëmë fëmijën ta zbulojë me ritmin e vet
  • Disa fëmijë fillojnë menjëherë, të tjerë kanë nevojë për pak kohë dhe për ndihmën e prindit
  • Në fund, shpesh një banjë e shkurtër dhe disa foto "të pastra" pas tortës

Mos u shqetësoni nëse fëmija qan për pak ose nuk e prek tortën menjëherë. Sesionet me fëmijë nuk nxitojnë: lëmë kohë për pushim dhe lojë.

Çfarë të sillni

  • Rrobat dhe ndërresën
  • Pecetat e lagura dhe një peshqir
  • Lodrën ose biberonin që e qetëson fëmijën
  • Shumë durim dhe humor

Rezervoni sesionin

Studioja jonë në Ferizaj ka skena tematike, dekore dhe torte dekorative për cake smash, si dhe sesione për foto familjare dhe maternitet. Na shkruani te kontakti ose në WhatsApp për të zgjedhur datën.

Rezervimi

Dita juaj fillon me një bisedë.

Na tregoni datën dhe vendin. Ju kthejmë përgjigje sa më shpejt me disponueshmërinë dhe ofertën.