Çfarë duhet të përfshijë një paketë foto dhe video për dasmë?
Si ta zgjidhni paketën e duhur të fotografisë dhe videos për dasmë: çfarë përfshihet, cilat shtesa ia vlejnë dhe çfarë të kontrolloni në ofertë.

Kur krahasoni ofertat për fotografi dhe video dasme, emrat e paketave ndryshojnë nga një studio në tjetrën. Prandaj është më e rëndësishme të dini çfarë përmban një paketë sesa si quhet.
Pjesët bazë
Fotografia
- mbulimi i ditës: përgatitjet, marrja e nuses, salla
- photoshooting me çiftin
- fotot e edituara në cilësi të lartë
Video
- film i plotë i dasmës, mundësisht në 4K
- highlight: film i shkurtër me muzikë, që e shikoni më shpesh
- teaser ose reels për rrjete sociale
Shtesat që ia vlejnë
- Love Story: film me çiftin para dasmës, shpesh shfaqet në sallë
- First look: takimi i parë para ceremonisë, i filmuar dhe i fotografuar
- Dron: pamje nga lart për lokacionin dhe kortezhin
- Kanagjegj: mbulimi i natës para dasmës
- Fotograf ose kamerist i dytë për dasma të mëdha
- Album i printuar
Çfarë të kontrolloni në ofertë
- Sa orë mbulim përfshihen dhe nga cila orë?
- Sa persona vijnë: fotografë dhe kameristë?
- Sa zgjat filmi i plotë dhe highlight-i?
- A janë droni dhe lovestory brenda paketës apo shtesë?
- Si dorëzohen fotot dhe videot?
- A përfshihet udhëtimi nëse dasma është jashtë qytetit?
- A merrni ofertë me shkrim nga një kompani e regjistruar?
Si ta zgjidhni paketën
- Nëse doni kujtime të bukura me buxhet të kontrolluar: foto me photoshooting.
- Nëse doni të ruani zërat dhe valle: foto + video. Kjo është zgjedhja më e shpeshtë.
- Nëse doni eksperiencën e plotë: foto, video 4K, dron, lovestory dhe first look.
Paketat e InArt Media
Te InArt Media kemi tri paketa për dasma: Essential (foto), Premium (foto + film 4K, highlight dhe teaser) dhe Luxury (gjithçka nga Premium, plus dron, lovestory, first look dhe album). Çdo paketë përshtatet sipas datës dhe dëshirave tuaja.
Shihni paketat dhe lexoni sa kushton fotografi dhe video për dasmë, pastaj na shkruani te kontakti për ofertë.
